Me fat festën e Kurban Bajramit!

  Kam nderin që në emrin tim dhe në emër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ua uroj festën e Kurban Bajramit.

   Në këtë ditë të festës së madhërishme fetare, lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte mbizotëruese tek të gjithë qytetarët tanë. Festa e Kurban Bajramit  të na bashkojë drejt këtij realizimi si bazë e së ardhmes.

 

URIME!

Menderes Kuçi

Kryetari i OEMVP-së


Comments are closed.