“Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar ”
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Zyrën shtetërore për Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe me Drejtorinë e përgjithshme të patentimit dhe markave të Republikës së Shqipërisë janë përgjegjëse për implementimin e projektit “ Mbrojta e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti do të implementohet në Maqedoni dhe Shqipëri.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është kontributi për ngritjen e konkurencës së bizneseve ndërkufitare nëpërmjet promovimit dhe mbrojtjes së markave dhe patentave në Maqedoni dhe Shqipëri. Synimi I këtij projekti është rritja e vetëdijes në mesin e aktorëve të ndryshëm si (bizneset, doganat, studentët, banorët) në çështje të mbrojtjes së markave dhe patentave si dhe përfitimet që mund të dalin nga ato.
Qëllimi specifik i këtij projekti është mbrojtja e markave lokale dhe patentave të bizneseve në zonën ndërkufitare. Treguesit për arritjen e këtij qëllimi janë: mbështetja e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajonin e Polog dhe në Jugperëndim të Maqedonisë ndërsa nga pjesa e Shqipëris rajonin Korçë dhe Dibër.
Grupet qëllimore të projektit do të jenë:
· Sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme si dhe kompanitë e mëdha të zonës ndërkufitare
· Institucionet qeveritare, inspektime të ndryshme që janë të lidhura me pronësinë industriale, gjykatat, doganat prej dy anëve të zonës ndërkufitare
· Autoritetet lokale që duhet dhënë mbështetje markës gjeografike e produkteve nga rajoni
· Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët univerzitar – krijim i kulturës të respektit të pronësisë industriale dhe promovimin e produkteve me prejardhje gjeografike.
Rezultatet e pritura nga implementimit i këtij projekti janë:
1. Themelim i një platforme për mbrojtje të markës dhe patentës në zonën ndërkufitare.
2. Njoftimi i opinionit për markën tregtare dhe rregullativat e patentimit në zonën ndërkufitare.
3.Promovimi i mbrojtjes së markës dhe patentës në zonën ndërkufitare.
Aktivitetet që janë të planifikuara të ndërmirren në kuadër të këtij projekt janë:
1. Takim i parë në mes Odës Ekonomike dhe autoriteteve në mbrojtje të markës tregtare;
2. Hapja e info point zyrës brenda Odave ekonomike në zonën ndërkufitare.
3. Organizimi i info sesioneve për bizneset për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës;
4. Analizë e brendeve dhe markave tregtare ekzistuese në zonën ndërkufitare.
5. Trajnim për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës për bizneset në zonën ndërkufitare.
6. Përgatitja e broshurës për mbrojtje të markës tregtare dhe brendeve për bizneset ndërkufitare;
7. Nisja e një fushate mediale për promovim të mbrojtjes së markës tregtare dhe patentës në zonën ndërkufitare
8. Organizimi i konferencës për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës;
9. Dizajnim i web portalit interaktiv për informim të bizneseve mbi mbrojtjen e markës tregtare dhe patentës;
Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj.
Personi për kontakt: Mirushe Xheladini, Kordinatore e projektit
OEMVP
Dimitrie Çupovski 13, Shkup
e-mail: Mirushe.xheladini@oemvp.org/ www.oemv.org
celulari: +389 (0)76 397-502
Ky publikim është përgaditur me ndihmën e Unionit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e OEMVP dhe Zyrës shtetërore për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk reflekton opinionin e Unionit Evropian.
Comments are closed.