Mbledhje pune: “Procedura të thjeshtësuara doganore, E-Dogana dhe TIR-EPD
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë dhe AMERIT – SIZ organizuan mbledhje pune ku u prezantuan tema lidhur me lehtësimet doganore gjatë zbatimit të procedurave doganore.
Kjo ishte një mundësi e mirë që hapur të diskutohet me përfaqësuesit e Doganës rreth çështjeve aktuale me të cilat po ballafaqohen kompanitë tona anëtare gjatë punës së përditshme.
Në prezantimin të cilin Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Drejtoria doganore e organizuan së bashku me AMERIT SIZ, morrën pjesë përfaqësues të rreth 30 kompanive nga rajoni i Gostivarit dhe Shkupit.
Ky prezantim ka për qëllim nxitjen e shfrytëzimit masiv të lehtësimeve në realizimin e procedurave doganore siç janë doganimi i mallrave në vendkalimet kufitare, zbatimi i procedurave të thjeshtësuara doganore dhe procedurat me efekt ekonomik, shfrytëzimin e veglave në kuadër të e-Doganë, përdorim të sistemiz EHIM të avancuar për dhënie të lejeve për import, eksport, transit dhe kuota tarifore, sistemet për procedura me efekt ekonomik, për import për fisnikërim dhe për komunikim elektronik, por edhe volitshmëritë nga dorëzimi i vetëm i dokumentave nga letra për të gjithë procedurat në Drejtorinë doganore.
Kjo është punëtoria e gjashtë e këtillë pas atyre të mbajtura në Kumanovë, Shtip, Strumicë, Manastir dhe Gjevgjeli.
Gjithashtu u prezantuan edhe aktivitete të AMERIT-it në drejtim të lehtësimit të punës së kompanive të transportimit si dhe dërgim të para-deklaratave elektronike.
Mbledhja e punës u mbajt në amfiteatrin e Universitetit shtetëror të Tetovës në Gostivar.
Comments are closed.