Mbledhje konstituive e Këshilit Drejtues dhe Mbikqyrës

11269457_10153091223124865_319475479_n_693854215

Menjëherë pas mbajtjes të Kuvendit të tretë zgjedhor të OEMVP-së, sot anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës të posa zgjedhur mbajtën mbledhjen e parë të tyre, gjegjësisht mbledhjen e shtatë me rradhë për këtë vit të strukturave udhëheqëse.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z.Nebi Hoxha. 

Të pranishëm ishin anëtarët e Këshillit Drejtues Nagip Fejzi, Nazmi Ejupi,  Mendi Qyra,  Nuhi Aliu,  Agim Qerimi,   Fatmir Etemi, Nuri Memeti,  Salim Hasani Menderes Kuçi,  Arif Nuredini,  Nijazi Xhumkar dhe  Bajram Capa. Nga Këshilli Mbikqyrës të pranishëm ishin  Enver Maliqi,  Musa Ramadani, Reshat Musliu dhe Lirim Mersimi.  

Në këtë mbledhje u zgjodhën nënkryetarët e OEMVP-së, Nagip Fejzi, Nazmi Ejupi dhe Mendi Qyra.Poashtu, Këshilli Mbikqyrës emëroi z.Enver Maliqin si Kryesues të këtij Këshilli.

Kjo mbledhje shërbeu edhe si njoftim më i gjërë, për strukturat e reja, lidhur me punën dhe aktivitetet e OEMVP-së. 

 

Comments are closed.