Mbledhja e tetë e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës

SL742843_860443825

Prezent në mbledhje ishin këto anëtarë të Këshillit Drejtues: Nagip Fejzi, Nazmi Ejupi, Mendi Qyra, Fatmir Etemi, Nuri Memeti, Arben Halili, Salim Hasani, Menderes Kuçi, Arif Nuredini dhe Rexhail Mustafi. Ndërsa nga Këshilli Mbikqyrës prezent ishin: Enver Maliqi, Arsim Papraniku dhe Musa Ramani. 

Kjo mbledhje kishte më shumë karakter konsultativ dhe aprovues, në të cilët anëtarët e Këshillit Drejtues u njoftuan rreth punës rrjedhëse të Odës dhe Stafit Profesional, gjegjësisht rreth organizimeve që pritet të mbajë OEMVP në periudhën në vijim – Sofra tradicionale e Iftarit, Katalogu TOP 100 dhe kremtimi i 10 vjetorit.  

Këshilli Drejtues diskutoi edhe rreth kotizimit për pagesën e antarësisë (shkallëzimin), duke u bazuar edhe në atë se si funksionojnë Odat tjera në rajon dhe më gjërë. Pritet që në mbledhjen e ardhshme nga ana e Stafit profesional të përgaditen dhe elaborohen shërbime konkrete që ofrohen dhe do të ofrohen për antarësinë në periudhën në vijim, me qëllim që të merret vendim i prerë për shkallëzimin e antarësisë. 

Këshilli Drejtues vendosi që manifestimin e 10 vjetorit ta mbajë në të njejtën ditë me promovimin e katalogut TOP 100. 

Comments are closed.