Home / Lajmet / Mbledhja e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës

Mbledhja e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës

        Më datë 22 Maj 2012, në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore u mbajt mbledhja e VI-të e Këshillit Drejtues dhe mbledhja e V-të e Këshillit Mbikqyrës.

         Në rendin e ditës të kësaj mbledhje ishin aprovimi i Raportit vjetor të Odës për vitin 2011 dhe Auditit për vitin 2011; Aprovimi i raportit për projektin ndërkufitar “Biznes pa kufij” i financuar nga Bashkimi Evropian; Aprovimi i raportit për Panairin “Promovimi i prodhimeve vendore dhe investimeve të huaja” dhe Forumit Ekonomik “Integrimi rajonal ekonomik si sfidë për kalimin e krizës ekonomike vendore dhe atë rajonale”.

           Në takim u diskutua për tema të ndryshme në interes të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.