Home / Lajmet / Lajmet e fundit / U realizua mbledhja e katërt e Këshillit drejtues

U realizua mbledhja e katërt e Këshillit drejtues

U realizua mbledhja e katërt e Këshillit drejtues

Këshilli drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në mbledhjen e katërt diskutoi rreth kërkesave të anëtarësisë të derguara deri tek institucionet e ndryshme shtetërore, të cilat burojnë nga nevojat e tregut, si dhe për përgjigjet e marra nga të njejtat.

Poashtu, u diskutuan edhe aktivitetet e rradhës të OEMVP-së të cilat janë të parapara me planin vjetor të këtij viti, respektivisht anëtarët e Këshillit drejtues folën për rrjedhën e aktiviteteve të deritanishme dhe fokusin e Zyrës ekzekutive në aktivitetet e ardhshme.

U formua edhe komisioni TOP 100, ngjarje e cila shpall kompanitë më të suksesshme gjatë vitit të fundit dhe pritet që të sjellë mjaft risi këtë vit.

Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe epilogu nga vizitat që janë realizuar tek organet shtetërore në nivel lokal, nga të cilat pritet të arrihet përmirësim i vështirësive me të cilat ballafaqohen kompanitë në rajonet e caktuara.

2