Mbledhja e I e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës

   Në këtë mbledhje në rend dite ishte prezantimi i projektit të cilin Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore ka filluar të implementojë në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin për zhvillim rajonal Senec – Pezinok nga Sllovakia, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

  Si pikë e dytë e rendit të ditës ishte prezantimi i programës studimore të integruar me praktikën, nga përfaqësues të Universitetit të Evropës Jug-Lindore nga Tetova, ku OEMVP-në e vizituan rektori z. Zamir Dika, z. Betim Çiçe, dekani i fakultetit të Shkecave të Teknologjisë Informative, Veland Ramadani udhëheqës i kësaj programe studimore, si dhe drejtori i qendrës për zhvillim të biznesit pranë UEJL, z. Lumni Ajvazi.

  Më pas u diskutuan tema të ndryshme që janë në interest të kompanive anëtare, duke dhënë sugjerime dhe ide për punën e ardhshme të Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës të OEMVP-së.

Comments are closed.