05 Prill 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në mbledhjen e dytë të Këshillit Drejtues diskutoi konceptin e shkallëzimit të anëtarësisë që nga ky vit do të bëhet në bazë të qarkullimit vjetor të kompanive. Këtë vit Oda ka bërë azhurimin e portfolios së shërbimeve që do t’ju ofrojë anëtarëve dhe vazhdon me shtimin e shërbimeve të reja për të qenë në funksion të plotë të biznesit.
Gjatë mbledhjes u prezantuan edhe aktivitetet e radhës të planifikuara në kuadër të Roadshow të OEMVP-së, i cili do të fillojë nga ky muaj dhe me këtë do të vizitohen të gjitha kompanitë anëtare të Odës.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe problemet që anëtarët hasin gjatë punës me institucionet përkatëse dhe mundësitë e zgjedhjes së tyre.







