Manifestimi TOP 100
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore edhe këtë vit vazhdon të realizojë projektin “TOP 100” kompanitë më të mira shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Ideja e projektit “TOP 100”, i cili po realizohet për herë të tretë këtë vit në Republikën e Maqedonisë, është promovimi i kompanive më të fuqishme shqiptare në tregun vendor, të cilët vitin e kaluar treguan suksese të lakmueshme.
Me këtë rast, kemi nderin të Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin që do të mbahet për promovimin e katalogut, i cili do të organizohet në NEW STAR në Shkup më datë 17 Tetor 2013 (E enjte) me fillim në ora 12:00.
Pjesëmarrës në këtë manifestim përveç kompanive tona anëtare do të jenë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, ambasadave, ministra, organizatave të ndryshme, media e tjerë
Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj në këtë manifestim deri më datë 15 Tetor 2013 në e-mail info@oemvp.org ose në telefon 02/3239-252.
Për më tepër informata ju lutem kontaktoni në info@oemvp.org
Comments are closed.