Lançimi i web faqes interaktive të Projektit

_MG_7361_1_665047744

Në prezencë të më shumë se 80 afaristëve, gjatë mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, u prezantua dhe Projekti ”Mbrojtja e Markës së Produkteve nga Bashkëpunimi Ndërkufitar” i cili  realizohet në partneritet me Zyrën Shtetërore për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Patentimit dhe Markave të Republikës së Shqipërisë në kuadër të thirrjes së tretë për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, Programi IPA 2007-2013, i financuar nga Bashkimi Evropian. 

Prezantimin e Projektit e bëri Mirushe Xheladini, Koordinatore e këtij Projekti. Ajo prezantoi më hollësisht synimin, aktivitetet, grupet qëllimore dhe rezultatet e pritura nga Projekti.

Më pas, të pranishmit, u njoftuan dhe me web-faqen interaktive të projektit www.cbcprotectmark.org, përmes të cilës më detajisht dhe në çdo kohë afaristët mund të njihen me procedurat e mbrojtjes së markës së tyre.

Comments are closed.