Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kushte atraktive dhe për kursyesit maqedonas të Bankës ProCredit

Kushte atraktive dhe për kursyesit maqedonas të Bankës ProCredit

ProCredit___logo_234981109

ProCredit Banka, si bankë me kapital gjerman në tregun maqedonas solli risi për kursyesit: kursim në llogari kursimi me shkallë të shkëlqyer të interesit dhe dispozicion më të lartë – diçka që është vërtetë  e dallueshme, si në Gjermani, ashtu dhe në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore.

Tani kursyesit mund të investojnë sipas dinamikës personale – atëherë kur mund dhe kanë mjete në dispozicion, ndërsa ato janë anë në dispozicionin e tyre në çdo kohë dhe në çdo bankomat. Shkalla e interesit është vërtetë e lartë, nëse krahasohet me llojin e këtillë të kursimit në treg dhe është e barazuar me shkallët e interesit të depozitave të afatizuara. Përparësi plotësuese është ajo se,  për të filluar të bëhet kursimi,  nuk nevojitet depozita e lartë, siç është rasti me kursimin e afatizuar te pothuajse tek të gjitha bankat në vendin tonë.

“Me këto kushte të shkëlqyeshme për kursim në llogari kursimi, dëshirojmë që ta motivojmë shprehinë për ndarje të rregullt të mjeteve për qytetarët maqedonas. Kursyesit në përgjithësi nuk janë të varur nga koha e punës ose lokacioni i degës: mund të deponojnë nëpërmjet të bankierisë elektronike, ose me urdhër periodik drejtpërdrejtë nga llogaria e tyre për transaksione”, deklaroi Goran Haxhipetrov, drejtor i Sektorit të Personave Fizikë.

ProCredit Banka është pjesë e Grupacionit ProCredit me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Me praninë e saj 11-vjeçare në treg, ajo jep kontribut të rëndësishëm për krijimin e kulturës së kursimit të qytetarëve, jo vetëm nëpërmjet të kushteve të shkëlqyera, por dhe prodhime novatore të cilat secili klient mund t’i përshatë me dinamikën dhe buxhetin e vet.

Kursimet e kursyesve investohen në qëllime të orientuara drejt zhvillimit: përkrahje të bizneseve vendore, agro-sektori me potencial të lartë, investime në efikasitetin energjetik dhe avancim të standardit jetësor të qytetarëve

2