Kryetari Mendi Qyra i ftuar i Presidentit Stevo Pendarovski, riinauguruan Klubin e Bizneseve të përgjegjshme në RMV
Më datë 15.09.2023 – e Premte, Kryetari Qyra së bashku me shumë anëtarë të OEMVP-së ishin pjesë e ngjarjes së ri inaugurimit të klubit të bizneseve të përgjegjshme, ngjarje kjo e mbështetur nga Presidenti i Shtetit z. Stevo Pendarovski.
Në fjalën e tij, Kryetari Qyra potencoi rëndësinë e kompanive të cilat kontribuojnë në shoqëri e që janë arsye e ndryshimeve rrënjësore në të mirën e shoqërisë.
Kryetari Qyra shprehi nderin dhe kënaqësinë për përfaqësimin e bizneseve anëtare të OEMVP-së të cilat kanë përgjegjësi sociale dhe korporative, biznese që kontribuojnë në shoqëri dhe sjellin ndryshime për mirëqenien e shoqërisë dhe ekonomisë në vend.
“Rëndësia e filantropisë nuk mund të mbivlerësohet, pasi ajo shërben si një katalizator jetik për ndryshime pozitive në vendin tonë. Përmes dashamirësisë së kompanive tona, jemi dëshmitarë të përpjekjeve të jashtëzakonshme për transformime në segmente të ndryshme të shoqërisë sonë si shëndetësia, arsimi etj” theksoi Kryetari Qyra në fjalën e tij.
Në këtë ngjarje e cila njëherit është edhe aktivitet i Projektit të mbështetur nga USAID dhe implementuar nga asociacioni Konekt “Partneritete për donacione”, kishte pjesëmarrje të madhe të anëtarëve të OEMVP-së, kështu duke dërguar porosinë, se përpos ndikimit direkt në shoqëri përmes krijimit të vendeve të punës, bizneset anëtare të OEMVP-së, kontribuojnë në mënyra të ndryshme në shoqëri, qoftë përmes aplikimit të praktikave të gjelbra, donacioneve, aktiviteteve filantropike si dhe investimi dhe përkrahja e sportit si segment i rëndësishëm i zhvillimit shoqëror dhe kulturor.