Kryetari Menderes Kuçi në Kuvendi e rregullt vjetor të Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare
Sot me datë 16 prill 2014, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Menderes Kuçi morri pjesë në Kuvendi e rregullt vjetor të Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare, të mbajtur në Hotel Aleksandër Palace-Shkup
Në këtë manifestim vjetor të organizuar nga Oda Ekonomike Maqedono-Bullgare ishin prezent përfaqësues të komunitetit të biznesit nga të dy vendet Maqedonia dhe Bullgaria.
Në këtë event përfaqësuesit e të dy shteteve dhe kompanitë theksuan se është i nevojshëm zhvillimi ekonomik më intenziv, investime si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta të infrastrukturës.
Të pranishëm gjithashtu ishin zyrtarë të pushtetit qendror dhe lokal, të trupit diplomatik, krerët e dhomave të tregtisë dhe të shoqatave të tjera të të dy vendeve.
Comments are closed.