Kryetari i OEMVP, z. Mendi Qyra panеlist në konferencën vjetore për decentralizimin dhe qeverisjen lokale

Kryetari i OEMVP, z. Mendi Qyra ishte panelist në Konferencën vjetore për decentralizimin dhe qeverisjen lokale e cila u organizua nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë për Vetqeverisja Lokale.

Si panelist në temën “ Lidhjet midis biznesit dhe zhvillimit ekonomik lokal “ – z. Qyra theksoi se, gatishmëri e qeverisë të ulet në tavolinë në baza të rregullta me neve si biznese, tregon që ka lëvizje pozitive në atë drejtim dhe është për tu përshëndetur, por vlerësojmë se vetëm kjo nuk mjafton, vendit tonë i mungon një strategji e cila do përcaktojë kahjen dhe trajektoren e ecjes së vendit, nëpërmjet të cilës do i arrijmë objektivat tonë ekonomik. Mungesa e së njëjtës, është problemi kryesor i asaj që neve kemi munges të efikasitetit në dijalogun publiko privat, por edhe me qeverinë lokale, gjegjësishtë komunat.

Mes tjerash thekosi se, zhvillimi i pabarabartë rajonal është një problem i theksuar për vendin tonë, për të cilin nuk po bëhet shumë nga qeveria. Në kohëra me shumë sfida dhe konkurencë të hatashme globale, zhvillimi i ekonomisë lokale është diçka që duhet të ndodhë në periudhën e ardhshme, me qëllim për ta aftësuar ekonominë tonë të ballafaqohet me konkurrencën e cila mesiguri që do të zmadhohet, sidomos në inkuadrimin tonë eventual në Bashkimijn Evropian.
Oda është promotore e zhvillimit ekonomik lokal, e cila është e bazuar në përcaktimet strategjike të OEMVP-së, e sidomos në përcaktimin horizontal i cili ka përqëllim zhvillimin e barabartë rajonal.