Kryetari i OEMVP-së pjesëmarrës në panel diskutimin “Investimet Publike dhe Private dhe Konkurrueshmëria ”

Sot Kryetari i OEMVP-së ishte panelist në Konferencën e parë vjetore të Ministrisë së Financave me temë “Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja pas KOVID-it” në të cilin u diskutua mbi Investimet Publike dhe Private dhe Konkurushmërinë.

Në fjalën e tij kryetari i OEMVP-së, z. Nebi Hoxha, theksoi që sektori privat ka dëshmuar që roli i tyre është vendimtar në periudha të vështira dhe turbulente siç ishte Kriza e KOVID-19. Bizneset tona janë dëshmuar se kanë guxim të marrin timonin në momentet vendimtare për vendin tonë, duke investuar në periudhë kur të gjithë mendonin që nuk është koha e duhur. Ai shtoi se profesionalizmi dhe njohuritë e tyre u mundësojnë bizneseve të përballojnë çdo pengesë pavarësisht nga natyra e sfidës .

Në këtë konferencë folës dhe panelistë ishin personalitete të shquara të biznesit dhe politikës para të cilëve Kryetari Hoxha shpalosi idejat dhe qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave afariste të anëtarësisë dhe më gjerë.