Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari Hoxha në 10 vjetorin e OPM

Kryetari Hoxha në 10 vjetorin e OPM

Organizata e punëdhënsve të Maqedonisë (OPM) sot shënoi 10 vite nga themelimi, me ç’rast u organizua dhe diskutim me temë ”Pjesëmarrja e shtetit në sistemin ekonomik të Republikës së Maqedonisë”.

Kryetari i OPM, Angel Dimitrov, theksoi se si organizatë më e madhe dhe e vetme që përfaqëson punëdhënsit në vend, OPM do të vazhdon me përkushtim dhe me energji të reja të promovon dhe përfaqëson interesat e anëtarëve të saj, përmes dialogut social me Qeverinë dhe sindikatat.

E themeluar në vitin 2005, duke u shkëputur si trup i veçantë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, kjo organizatë për gjithë këtë periudhë punon në avancimin e të drejtave të puntorëve, trajtimin e drejtë dhe krijimin e legjislacionit dhe akteve përkatëse që nxisin krijimin e kuadrove më të mira në vend.

Në kremtimin e jubileut dhe diskutimin me këtë rast i pranishëm ishte dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha i cili në diskutim e sipër në temën gjegjëse ceku se ndërhyrja e shtetit duhet të jetë më e vogël në disa sektorë ekonomik dhe më e madhe në disa tjerë. Pjesëmarrja e shtetit duhet të jetë më e theksuar në sektorë ku mekanizmat e tregut tregohen joefikas në alokimin e resurseve përkatëse.

Pjesëmarrësit e tjerë në diskutim nga fella akademike dhe e biznesit, e cilësuan këtë si temë mjaft të gjetur, duke cekur rëndësinë e saj në krijimin e një sistemi efikas ekonomik.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përcolli dhe uratat më të përzemërta për këtë organizatë, e cila për gjithë këto vite ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm në krijimin e politikave zhvillimore dhe ekonomiko-sociale në vend.

2