Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kontratë bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë

Kontratë bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot nënshkroi kontratë bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë, me qëllim të zhvillimit dhe përforcimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Kjo kontratë përfshin edhe nxitjen e sipërmarrësisë, pjesëmarrjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e informacioneve në fushat me interes të përbashkët, sigurimin e shërbimeve kualitative për anëtarët e tyre, e tjerë.

  Kryetari Menderes Kuçi, tha se nga ky nënshkrim formal i kontratës, presim që shumë shpejt të dalin rezultate, të cilat direkt do ti ndjejnë anëtarët tanë. Besojmë në propozim politika të përbashkëta, të cilat do të propozohen deri tek institucionet përkatëse, dhe kështu do t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta.

  Më tej, kryetari shtoi se ne si OEMVP e mbajmë qëndrimin se përveç tregut vendor, duhet të synojmë edhe në tregun rajonal, dhe nënshkrimi i memorandumit edhe me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë, është një akt i cili defenitivisht do të mundësojë klimë biznesi më të mirë në mes dy vendeve, e me këtë edhe bashkëpunim më të mirë dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. 





2