Konkurs për punësim – Menaxher në Projekt

Konkurs për punësim – Menaxher në Projekt

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës DAUTI, për realizimin e projektit “Qëndrueshmëria financiare e sektorit civil në bashkëpunim me sektorin afarist” – projekt i financuar nga Sektori qendror për financim dhe kontraktim pranë Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë, shpall konkurs për kandidat të kualifikuar për pozitën Projekt Menaxher.
Titulli i vendit të punës: Projekt Menaxher
Vendi i punës: Shkup
Kohëzgjatja е angazhimit: 18 muaj (me orar të plotë të punës)
Përshkrim i projektit:
Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës DAUTI në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) realizojnë projektin “Qëndrueshmëria financiare e sektorit civil në bashkëpunim me sektorin afarist”, projekti i financuar nga Sektori qendror për financim dhe kontraktim pranë Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë.
Fondacioni Dauti në partneritet me OEMPV me këtë projekt synojnë stabilitetin financiar të sektorit civil, duke përmirësuar kapacitete për gjenerimin e të ardhurave dhe mundësuar qëndrueshmëri të pavarur financiare. Realizimi i këtij projekti parasheh bashkëpunim mes sektorit civil dhe sektorit të biznesit si mbështetës potencial në realizimin e platformave dhe projekteve të organizatave joqeveritare (OJQ-ve).
Projekti parasheh formimin e një grupi joformal të 40 OJQ-ve, krijimin e një databaze të përbashkët për iniciativat e përbashkëta për bashkëpunim në mes dy sektorëve, projekti gjithashtu parasheh seminare, trajnime dhe puntori të dedikuar për OJQ-të si dhe krijimin e një strategjie nacionale për stabilitet financiar të OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit.
Projekti “Qëndrueshmëria financiare e sektorit civil në bashkëpunim me sektorin afarist” do të zgjasë 18 muaj, duke filluar prej muajit Dhjetor 2015 deri në Maj të vitit 2017.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Detyra kryesore e projekt menaxherit është të mundësoj efikasitet në implementimin e projektit në pajtim me afatet dhe qëllimet e përcaktuara dhe atë nëpërmjet:

  • Analizës dhe raportimit rreth implementimit të projektit;
  • Menaxhimit dhe koordinimit të punës të stafit të projektit;
  • Komunikim me mediat, donatorët dhe palët e prekura;
  • Efikasitet në implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit;
  • Përcjellje të pagesave dhe menaxhim të buxhetit;
  • Përgatitje dhe finalizim të të gjitha raporteve që parasheh projekti, në baza të rregullta;

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare
  • Përvojë në implementimin e projekteve të BE-së min. 2 vjet
  • Përvojë pune me shoqërinë civile dhe sektorin e biznesit;
  • Përvojë në komunikim me media dhe publikun
  • Të flet dhe të shkruaj mirë gjuhën Angleze
  • Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave e dokumenteve te ndryshme
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Aftësi të forta organizative
  • Aftësi për punë nën presion të kohës
  • Të posedojë patentë shoferi

Dokumentet e nevojshme për aplikimin:

  1. Kopje e diplomës universitare
  2. Biografi e shkurtër
  3. Të dhëna në lidhje me detyrat dhe pozitën në dy vitit e fundit
  4. Letër motivimi
  5.  Referencë nga vendet e mëparshme të punës

Aplikimet tuaja me dokumentacionin e bashkangjitur mund t’i dërgoni përmes postës elektronike: info@fondacionidauti.org dhe еxecutive@oemvp.org më së voni deri më datë 29.11.2015 deri në orën 15:00. Vetëm
kandidatët që i plotësojnë kriteret do të njoftohen për intervistë.

Related posts

SPOZORI GJENERAL