Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore sot morri pjesë në konferencën me temë “Si deri tek eksporti më i madh”, е organizuar nga Ministria e Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini kryesoi me mbledhjen për përparimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, e cila paraqet drejtues të vërtetë të aktiviteteve tjera eksportuese.
Në këtë konferencë morrën pjesë Antoni Peshev, kryetar i Bordit të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Mitko Aleksov, drejtor ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Gjithashtu, në konferencë fjalim mbajti edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Menderes Kuçi i cili u premtoi kompanive se do t’ju jep përkrahjen e duhur bizneseve për rritjen e eksportit dhe deficiti që është problem kronik në Republikën e Maqedonisë do të zvogëlohet.
Buxheti është në fazën e miratimit, prandaj një nga masat që kërkojnë bizneset, që është edhe një ndër kushtet kryesore për zhvillim të ekonomisë, është edhe përmirësimi i infrastrukturës, hapjen e vendkalimeve, përmisimin e çështjen me burimin alternativ siç është gasi, duke e ditur se në këtë sektor ka monopol, dhe energjetikë më të lirë, pasi ne si biznese nuk mund të jemi konkurues në treg, duke marrë parasysh çmimet e larta të energjisë elektrike, – tha krytari i OEMVP-së.

Qëllimi i kësaj konference është që të vazhdojë dialogu midis sektorit privat dhe publik, prandaj janë bërë të ditura të dhënat sipas të cilave deri tani në konferencat e organizuara, rekomandimet e dhëna nga sektori privat janë miratuar në masë të madhe nga institucioneve shtetërore.



