Home / Lajmet / Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare 2012

Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare 2012

  

 

         Konferenca Ekonomike e cila do të mbahet në Tiranë prezanton mundësitë e tregtimit dhe investimit në vend.

        Në ditën e Konferencës gjatë paradites do të mbahen prezantime rreth perspektivës  dhe situatës ekonomike në Shqipëri, ndërsa gjatë mbasdites pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen në forumet e diskutimeve  rreth temave të rëndësishme si: potencialet në eksport, infrastruktur, mjedis dhe turizëm. 

       Paralelisht  janë ftuar kompani nga Gjermania, Shqipëria si dhe anëtarë nga Shoqata Ekonomike e Serbisë, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, si dhe vende të tjera fqinjë shqiptare, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë biseda individuale dhe direkte në platformën B2B.

      Në Konferencë do të jenë të pranishëm zv.Kryeministri shqiptar, Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Ekonomisë Nasip Naço. Nga pala gjermane do të jenë të pranishëm  Sekretari i Shtetit i Ministrisë Federale për Ekonominë dhe Teknologjinë Stefan Kapferer, si dhe Ambasadorja Gjermane  Carola Müller-Holtkemper.

      Pjesëmarrja është falas, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj konfirmoni pjesëmarrjen sa më herët të jetë e mundur. Përveç pjesëmarrjes gjatë Konferencës ju keni mundësinë të prezantoni edhe kompaninë Tuaj.

 

Për çdo informatë na kontaktoni në telefonin: 02/ 3239-252

                                                      dhe e-mail: fatima.vela@oemvp.org