Kompanitë mund të aplikojnë për projekte për Eko inovacione

        Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore, inkurajon kompanitë vendase për të aplikuar për këto programe. Reciklimi dhe ekonomia e gjelbër, materiale të qëndrueshme ndërtimi, sektori i ushqimit dhe pijeve,  janë fushat prioritare për financim nga ana e Komisionit Evropian.
 
Vitin e kaluar në Maqedoni për projekte në fushën e eko inovacioneve kanë aplikuar 5 kompani, por asnjëra nuk ka marrë mjete financiare. Shumica e kompanive që kanë aplikuar janë nga Italia, Spanja dhe Kroacia, e cila ka shënuar një progres.

Është e rëndësishme që ky program i Komisionit Evropian për eko inovacionet financon 50 %  të projekteve, për vitin 2012 janë të ndara 34, 5 milion euro. Pritet të miratohen 40 deri në 45 projekte. Vitin e kaluar janë ndarë 40 milionë euro, këto fonde janë në dispozicion për të gjitha shtetet anëtare, aplikimin është elektronik.