Kompanitë hungareze prezantuan metodat e reja për pastrimin e ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm

15 Qershor 2017 – Oda Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me kompanitë SZABADICS“, “HIDROFIT”, “INWATECH”, nga Republika e Hungarisë, organizuan sot prezantim për zgjidhje të projektimit për pastrimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, arsenit dhe vakum kanalizimeve.

Kompania “Hidrofit”, me përvojë 30 vjeçare është lider në tregun Hungarez në përpilimin e zgjidhjeve për ujërat e pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza dhe kemikaleve.

„SZABADICS“, e cila vepron në treg prej vitit 1990 është specializuar në strukturat hidraulike inxhinerike dhe proceset për sigurim të ujit të pijshëm, ndërtim të sistemeve kanalizuese për komunat lokale dhe zhvillim të stacioneve për trajtim të ujërave të zeza.

“INWATECH”, me mbi 18 vite përvojë pune në trajtimin e ujërave të zeza industriale dhe ujërave të zeza në përgjithësi, në sistemin e inzhenerigut, punon në Hungari dhe në Rumuni, së bashku me partner tjerë europian. Partneritetet ekskluzive i mundësojnë kompanisë të implementon zgjidhje më të reja duke kyçur këtu eksperiencën dhe njohuritë.

Në këtë prezantim morrën pjesë ndërmarrjet publike dhe përfaqësuesit e komunave, si dhe furnizuesit të pajisjeve dhe drejtorive lokale me theks të veçantë në ujërat e zeza, ujit për pije, arsen dhe vakum kanalizimeve.