Karvani i OEMVP-së

USEmbassySkopje_203346411

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe këtë vit në kuadër të Karvanit të OEMVP-së, realizoi takim me bizneset nga Struga në hotel Diplomat në Strugë, më datë 12 Qershor 2015  me përfaqësues anëtarë të Odës nga ky rajon.

Takimin e hapi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Agron Arsllani, i cili theksoi rëndësinë e anëtarëve tanë të cilët mundësuan që OEMVP-ja të jetë faktor relevant dhe me ndikim në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Ai gjithashtu e bëri prezantimin e rezultateve për vitin 2014 dhe planeve për vitin 2015 të OEMVP-së. 

Gjatë takimit anëtarët u informuan edhe për zgjedhjet e reja në strukturën organizative të OEMVP-së, si dhe u diskutua rreth problematikave aktuale në vend.  Në fund u realizua edhe prezantimi i projektit “Mobilizim i fondeve për firmat” gjatë të cilit bizneset u informan rreth qasjes në fondet Europiane Zhvillimore si dhe mundësit e fondeve investuese.

 

Comments are closed.