Juris nr.3
23 Qershor 2017 – Në periudhën Mars-Qershor 2017 u realizuan 18 info sesione në qytete të ndryshme të RM në bashkëpunim me partnerët e projektit të financuar nga USAID. Në këto info sesione ishin të pranishëm më shumë se 300 përfaqësues të kompanive në të cilat u zhvilluan diskutime në lidhje me problemet që kompanitë ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Lista e problemeve të identifikuara është e gjatë dhe përfshin probleme në më shumë sfera, për këtë arsye në këtë numër të informatorit juridik Juris (Shkarkoni këtu Juris nr.3) do ti shpalosim disa probleme që ishin të potencuara më së shumti nga përfaqësuesit e kompanive.
Për çdo informacion plotësues, na kontaktoni në juris@oemvp.org ose në telefon 02/3239-252.