Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore, si partner përkrahës më datë 31 Maj 2012 në Aleksandar Palace – Shkup, morri pjesë në hapjen solemne të Konferencës së parë për biznes, Business Excellence Show.
Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike z.Vladimir Peshevski, bëri hapjen e Konferencës, qëllimi i së cilës është promovimi i parimit të përmirësimit të përhershëm të menaxhimit dhe punës në përgjithësi, si dhe promovimi i parimit të arritjes së përsosmërisë gjatë punës.
Ky Show multimedial njëditor përfshiu ligjërata, panel diskutime, video projeksione dhe telefonata të drejtpërdrejta të 30 ekspertëve të lartë nga 15 vende të ndryshme. Në panel sesionin e posaçëm, fjalime patën edhe ambasadorë të disa vendeve.
Bussines Excellence Show mundësoi që në një vend të takohen përfaqësues nga kompani të ndryshme, të konsulentëve me reputacion, profesorë të universitetit, kompanitë e specializuara të cilat me shërbimet, njohuritë dhe aftësitë e tyre mund të përparojnë punën dhe zhvillimit profesional të biznesit.



