AKADEMIKA
AKADEMIKA
Hapja e biznes inkubatorit të parë rural në komunën e Bogovinës

Hapja e biznes inkubatorit të parë rural në komunën e Bogovinës

SPOZORI GJENERAL

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin rajonal për zhvillim Senec – Pezinok, Sllovaki janë përgjegjës për implementimin e projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, financuar nga Programi operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013, Instrumenti për ndihmë para-aderuese (IPA). 

  Implementimi i projektit ka filluar në Nëntor të vitit të kaluar dhe do vazhdoje deri në Shkurt të vitit 2014. Janë të përfshira 4 rajone: Rajoni i Shkupit (Saraj, Çair dhe Haraçinë), Pollogut (Bogovinë dhe Bërvenicë), Strugë dhe Kërçovë së bashku me fshatrat. Grupi qëllimor janë gratë e bashkësisë etnike të shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve të moshës prej 20 deri 45 vjeçare.

  Deri tani janë realizuar disa aktivitete, dhe këtu mund të përmendim edhe përfundimin me sukses të 4 trajnimeve për gratë e bashkësive etnike me rreth 85 pjesëmarrëse të trajnuara, të cilat janë zgjedhur në bashkëpunim me grupet punuese paraprakisht të formuara në çdo komunë. Trajnimet filluan në muajin Qershor në komunën e Bogovinës, mandej vazhduam në Shkup dhe Strugë, kurse në Korrik përfunduam trajnimin në Kerçovë. Gjatë muajit shtator është realizuar edhe një trajnim për stafin profesional dhe vullnetarët për punë në inkubator.

  Në hapjen solemne të inkubatorit të biznesit ishte prezent edhe ambasadori i Delegacionit të Unionit Evropian, z. Aivo Orav, kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi, kryetarët e komunave të Bogovinës dhe Bërvenicës, përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore, drejtorë të shkollave të rajonit të Pollogut, grupet punuese në kuadër të projektit të formuara në çdo komunë, përfaqësues të medias e tjerë.

  Kryetari i komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi dhe kryetari i komunës së Bërvenicës z. Enver Pajaziti, në fjalimet e tyre shprehën gatishmërinë për bashkëpunim duke ofruar të gjithë kapacitetet e tyre, si dhe përkrahjen maksimale në të gjitha aktivitetet e ardhshme, duke cekur se ato vazhdimisht kanë punuar në drejtim të sigurimit të mekanizmave dhe vlerave për mundësitë e barabarta mes grave dhe burrave dhe se intenzivisht punojnë në realizimin e këtij qëllimi.

  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, shprehu falëmenderim të posaçëm Delegacionit të Unionit Evropian për financimin e këtij inkubatori, i cili do të shërbejë si mbështetje për të gjithë ndërmarrjet që janë të udhëhequra nga gratë. Ai tha se ky është një rast i veçantë ku dëshmohet praktikisht se si duhet të funksionojë shoqërija jonë sot edhe në të ardhmen.

  “Këtë çështje që shpesh e kemi trajtuar në shumë institucione nga më të ndryshmet, qoftë të karakterit arsimor apo social, gjithmonë kemi pasur konstatim se gjinia femërore duhet të aktivizohet më shumë, por jo shpesh herë e kemi bërë që kjo të bëhet realitet. OEMVP duke u falemenderuar institucioneve ndërkombëtare dhe në veçanti BE-së, e cila shprehu gatishmëri që edhe financiarisht të ndihmon këtë projekt, jemi dëshmitarë të asaj që jep rezultatet e veta dhe me plot kuptimin e fjalës mburremi sepse shpirti ndërmarrës nuk është vetëm te meshkujt, por edhe te një kategori e grave të cilat shpesh janë ndjerë si kategori e dorës së dytë, apo si ata të cilët nuk dinë jasht dyerve të shtëpisë të bëjnë asgjë. Ne pamë se sensi i tyre ndërmarrës dhe intelegjenca e tyre mund te japin shume kesaj shoqerie dhe kjo eshte nje motiv i cili kete inkubator ne te ardhmen do ta shnderron ne dicka qe do te zhvillohet me shume dhe u deshmua se ata jane ne disa raste me te afta se meshkujt”, tha kryetari i OEMVP-së. 

   “Oda Ekonomike e Maqedonise Veri-Perendimore, gjithmone ka qene e perkushtuar te mbeshtese ndermarresine dhe inovacionin ne menyre qe vendi yne te kete sa me shume biznese te suksesshme te udhehequra nga grate, qe jane te qendrueshme dhe mund te mbijetojne ne tregun vendor. Me kete biznes inkubator, i cili eshte inkubator i pare rural ne rajon, ne synojme te mbeshtesim hapjen dhe zhvillimin e bizneseve te reja, duke u ofruar perkrahje administrative dhe keshilldhenese si nje lehtesim per te ndihmuar mbijetesen e tyre ne vitet e para te formimit. Në kete inkubator biznesi,  te gjithe do te kenë në dispozicion hapësirën për zyre dhe shërbimet përkrahëse, sic janë: trajnime në ndërtimin e kapaciteteve, asistencë në planifikimin financiar dhe kontabilitet, pergatitjen e biznes planit dhe menaxhimin e tij, marketing si dhe mbështetje në ndërtimin e rrjeteve për një periudhë te caktuar. Qellimi kryesor i ketij biznes inkubatori eshte zvogelimi  i mundesise per shuarjen e start-up bizneseve, si dhe zvogelimin e kohes dhe shpenzimeve per formimin e tyre, permes ndihmes logjistike, ndaj ftojme te gjitha grate qe kane guxim te sjellin risi dhe te besojne ne projektet apo idete e tyre te drejtohen ne kete vend”. – tha menaxheri i projektit.


  

 

                                                                                                
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural

Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian                                     

 

 

 This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.


 


 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA