Grupacioni për bujqësi dhe zhvillim rural pranë OEMVP-së anëtare e B.A.A.N

  Grupacioni për bujqësi dhe zhvillim rural i themeluar në kuadër të OEMVP-së nga data 30 Shtator – 02 Tetor merr pjesë aktve në konferecën regjionale të organizuar në Shkodër përmes drejtorit ekzekutiv Arben Halili. Pjesëmarës në këtë konferencë janë organizata të ndryshme bujqësore nga vendet e rajonit, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

  Poashtu  bashkëorganizatorë të kësaj konference janë Agjencioni suedez për mbështetje ndërkombëtare (SIDA) pranë Ambasadës Suedeze në Tiranë si edhe përfaqësues të LRF (Federata e fermerëve suedez). Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në thellimin e rrjetëzimit të mëtejshëm ndërmjet organizatave bujqësore dhe grupacioneve nga sfera agrare dhe njëkohësisht të shohë mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjelltë në rafsh regjional.

  Drejtori Halili prezantoi OEMVP-në si anëtarë e re në këtë  organizatë ballkanike, respektivisht qëllimin dhe misionin e OEMVP -së, aktivitetet e deritashme, si edhe arsyet dhe nevojën e themelimit të Grupacionit për bujqësi dhe zhvillim rural në kuadër të OEMVP-së.

  Përfaqësuesit në këtë konferencë mirëpritën Grupacionin pranë OEMVP-së në B.A.A.N duke u zotuar në realizimin e bashkupunimeve të drejtpërdrejta biaterale.

Comments are closed.