Grupacioni i grave afariste në Gostivar
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në përkrahje dhe bashkëpunim të IME – Agjencionit Zvicerian për zhvillim dhe bashkëpunim, dje në Gostivar mbajti sesion informativ, përmes të cilit ju mundësua grave të këtij rajoni informatë relevante rreth fondeve të ndryshime të financimit, për ngritjen e kapaciteteve në bizneset ekzistuese, si dhe atyre që mendojnë të hapin biznes në të ardhmen.
Gratë e këtij rajoni, patën mundësi të ndjekin prezentim të znj. Maja Anteska, nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila me ç’rast bëri të ditur lançimin e linjës kreditore me datë 18 dhjetor, të dedikuar për biznese që udhëhiqen nga femra. E veçanta e kësaj banke është se përveçse ofron financa për projekte të ndryshme, ekipi profesionist i EBRD-së ofron përmes qasjes know-how, seminare, trajnime për zhvillim të shkathtësive sipërmarrëse, shërbime këshilluese, mentorim, evente të rregullta dhe mundësi për rrjetëzim. Të pranishëm ishin dhe nga Banka Maqedonase për mbështetje të zhvillimit, znj.Ermira Besimi, e cila sqaroi se BMMZh përmes bankave komerciale në vend ofron kredi të volitshme për mikro dhe bizneset e vogla në vend. Vegla të tjerë që u promovuan nga kjo bankë ishin dhe faktoringu dhe sigurimi i kërkesave, instrumente të cilat rrisin konkurueshmërinë dhe sigurinë e të bërit biznes. Nga Prokredit Banka, bankë partnere e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, u promovuan shërbimet efikase dhe të shpejta që ofrohen për klientët e kësaj banke, përmes një rrjeti të gjërë të bankave të shtrira nëpër të gjithë rajonin.
znj. Gëzime Fejzi, Kryetare e Grupacionit të Grave Afariste, pranë OEMVP u shpreh se karavani i takimeve dhe grupacioni do të bëjë prezenatime dhe takime të këtilla nëpër të gjithë vendin, me qëllim të detektimit të femrave që merren me biznes dhe probleme që ballafaqojnë përgjatë.
Comments are closed.