Gëzuar festën e Fitër Bajramit!
Oda Ekonomike eMaqedonisë Veri-Perëndimore, të gjithë qytetarëve të besimit Islam ua uron Festën e Fitër Bajramit.
Në këtë Festë madhështore dhe të lavdëruar tek Krijuesi ynë, lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte në mesin e të gjithë qytetarëve tanë. Uroj që mëshira e Krijuesit tonë të na përcjellë në çdo hap të jetës profesionale dhe private.
Duke falënderuar anëtarët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, urojmë që Festa e Fitër Bajramit të na bashkojë drejt realizimit të sukseseve të përbashkëta edhe në të ardhmen.
URIME!
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore