Home / Lajmet / Forum në Poloni nga 28 deri 31 Maj 2012

Forum në Poloni nga 28 deri 31 Maj 2012

          Ngjarja do të zhvillohet në Poloni nga data 28 deri 31 Maj 2012. Takimi do të fokusohet në “Bashkëpunim efikas të tregjeve me shumicë me tregtarët e tregut me shumicë dhe prodhuesit – mekanizmat për mbështetje të operatorëve në tregun me shumicë”.
          Subjektet e tjera pjesëmarrëse do të përfshijnë marketingun e frutave të freskëta dhe praktikat më të mira në operacionet e tregut me shumicë dhe menaxhimit.
Takimi do të përfshijë subjektet e ndryshme, të cilët do të bëjnë prezantimet e tyre dhe njëkohësisht do të diskutojnë për të njëjtat, si dhe shkëmbimi i përvojave praktike gjatë vizitave në tregjet me shumicë. Gjithashtu, objektet e prodhimit në Poloni do të kenë mundësinë edhe për B2B takime.

Në këtë Forum do të këtë prodhues të perimeve të freskëta nga Rumunia, Kroacia, Shqipëria, Polonia, blerës nga Rusia, Ukraina, Kroacia dhe tregje të tjera me pjesemarrës të menaxherëve të tyre me datë 27 deri 29 Maj 2012.

 

Agjenda:
27 Maj (e diel) – Arritja në Varshavë
28 Maj (e hënë) – Seminari i përbashkët në Bronisze me tregtarët ndërkombëtare të prodhuesve
29 deri 31 Maj – Forum
 01 Qershor – Largimi nga Varshava

 

Për më shumë informata lidhur me kushtet e udhëtimit dhe pjesëmarrjes, ju lutem kontaktoni në e-mail adresën: info@oemvp.org ose në numrin e telefonit: 02 3239252

 

Link për Forumin në Poloni, Bronisze:

http://www.ceiwmf.org/invitation_to_2012_workshop_in_poland_28_31_may_2012/55