Kosovo-Albania joint trade opportunities and challenges
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përfaqësohet nga ana e kryetarit Nebi Hoxha dhe nënkryetarit Nagib Fejzi në konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”, e cila u mbajt sot në kuadër të Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptar në Tiranë.
Gjatë kësaj konference u diskutua për sfidat dhe barrierat tregtare që kompanitë në Kosovë dhe Shqipëri hasin gjatë tregtimit të produkteve në këto dy shtete dhe për lehtësimet që janë ofruar nga ana e këtyre dy qeverive.
Nebi Hoxha potencoi faktin që edhe përkundër takimeve të shpeshta bilaterale mes qeverisë të R. së Maqedonisë së Veriut dhe R. së Shqipërisë, barrierat akoma ekzistojnë.
Nagip Fejzi u shpreh që ky është momenti i duhur që faktori shqiptar të ketë bashkëpunim ndërkombëtar dhe të fillojë integrimi i këtyre ekonomive në ekonomi komplementare.