AKADEMIKA
AKADEMIKA
Ditë e hapur e projektit 3Es në Bërvenicë

Ditë e hapur e projektit 3Es në Bërvenicë

SPOZORI GJENERAL

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot me organizimin e një dite të hapur në hotel Arka në Shkup prezantoi aktivitetet e projektit deri më tani, duke përmendur këtu realizimin e disa aktiviteteve, si përfundimin me sukses të 4 trajnimeve për gratë e bashkësive etnike me rreth 85 pjesëmarrëse të trajnuara, të cilat janë zgjedhur në bashkëpunim me grupet punuese paraprakisht të formuara në çdo komunë. Trajnimet filluan në muajin Qershor në komunën e Bogovinës, mandej vazhduam në Shkup dhe Strugë, kurse në Korrik përfunduam trajnimin në Kerçovë. Gjatë muajit shtator është realizuar edhe një trajnim për stafin profesional dhe vullnetarët për punë në inkubator.

  Implementimi i projektit ka filluar në Nëntor të vitit të kaluar dhe do vazhdojë deri në Shkurt të vitit 2014. Janë të përfshira 4 rajone: Rajoni i Shkupit (Saraj, Çair dhe Haraçinë), Pollogut (Bogovinë dhe Bërvenicë), Strugë dhe Kërçovë së bashku me fshatrat. Grupi qëllimor janë gratë e bashkësisë etnike të shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve të moshës prej 20 deri 45 vjeçare.

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin rajonal për zhvillim Senec – Pezinok, Sllovaki janë përgjegjës për implementimin e projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, financuar nga Programi operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013, Instrumenti për ndihmë para-aderuese (IPA). 

  Të pranishmëve iu ndanë edhe materiale të ndryshme me informacione rreth projektit dhe në fund u shtrua edhe një koktej për të gjithë mysafirët.

 


                                                                                                
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural

Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian                                     

 

 

 

 This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.


SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA