Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Dita botërore për punë dinjitoze

Dita botërore për punë dinjitoze

Shkup, 7 Tetor 2015 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ishte pjesëmarrës në panel diskutimin të organizuar nga Lidhja e Sindikatave, me rastin e ditës botërore për punë dinjitoze

Të pranishëm në panel ishin përfaqësues nga Ministria për punë dhe Politikë Sociale, Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, Kryetari i Organizatës së punëdhënsve, Angel Dimitrov, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z.Nebi Hoxha dhe aktorë të tjerë që kontribuojnë në fushën e sigurisë në punë dhe krijimit të një punë dinjitoze për të gjithë.

Nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë sociale u promovua Programi i ri, respektivisht Strategjia Nacionale për punë dinjitoze 2015-2020 dhe faqja e re e internetit, në të cilën puntorët mund të informohen në çdo kohë për të drejtat e tyre që u takojnë në punë, obligimet që dalin nga e njejta, si dhe të ankohen në rast të shkeljes së këtyre të drejtave.

Megjithëse nga ana e Qeverisë janë ndërmarrë disa masa për zbutjen e papunësisë, mes të cilave edhe subvencionimi i kontributeve për të rinjtë që punësohen deri në moshën 29 vjeçare, përsëri Qeveria ka dhe shumë për të bërë në këtë drejtim, duhet ofruar më shumë për kompanitë vendore me qëllim që Maqedonia të zbret shkallën e papunësisë me një tempo më të shpejtë dhe jo me këtë ritëm që ka ndër vite.

Nëse krahasojmë importin me eksportin në Maqedoni, importi është shumë më i madh, diku 62%-38%, qe nuk e favorizon rritjen e ekonomisë në vend. Po qe se stimilohet më shume eksporti nga ana e institucioneve të shtetit dhe i përafrohet vlerave të importit, dukshëm do të permirsohej vëllimi i punës nëpër kompanitë tona dhe do të ofroheshin mundësi per vende të reja të punës. Qeveria dhe organet përgjegjëse duhet të punojë më shumë në këtë drejtim – theksoi Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

12086729_10153355831134865_1841071804_n

2