Në kuadër të shënimit të ditës botërore të Statisitikës, Enti Shtetëror për Statistikë do të organizojë Tryezë të rrumbullakët me temë ”Të dhëna më të mira. Jetë më të mirë”, gjegjësisht motoja e këtoj viti. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore pritet që gjatë ditës të nesërme të zyrtarizon bashkëpunimin me këtë Institucion, me nënshkrimin e një Memorandumi për Bashkëpunim. Pritet që OEMVP të zgjeron bashkëpunimin me këtë Institucion në frymën e shkëmbimit të të dhënave, përgatitjes dhe asistencës rreth analizave të ndryshme nga sfera e ekonomisë, përmirësimin e metodologjive në bazë të së cilave burojnë analiza të ndryshme dhe krijimin e të dhënave më të mira dhe gjithpërfshirëse në shtet. Më shumë informata, gjatë ditës së nesërme.
Dita botërore e Statistikës, OEMVP do të formalizojë bashkëpunim me EShS




