Dispozitat ligjore në fushën e mjedisit jetësor në funksion të kompanive

28 Mars 2018 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në Dibër organizoi sesion informativ mbi “Rregulloret ligjore në fushën e mjedisit jetësor në funksion të zhvillimit, promovimit dhe konkurrueshmërisë së kompanive”.

Qëllimi i këtij sesioni informativ është të prezantohen dispozitat që në praktikë paraqesin problematikë për aplikim, të cilat interpretohen ndryshe dhe të cilat nuk përputhen me nevojat bashkëkohore të procesit të punës. Të iniciojë zgjidhje specifike për ndryshimet legjislative duke marrë parasysh lidhjen e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës me rregulloret e tjera. Ky sesion informativ organizohet për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat përballen me vështirësi në zbatimin e vetë ligjeve dhe informimin e kompanive në Republikën e Maqedonisë për zbatim më të lehtë të ligjeve dhe forcimin paralel të dialogut publiko-privat.

Sesioni informativ organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të teknologjisë informative dhe komunikimit (MASIT), Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, dhe EPI Centar Internacional, partnerë në Projektin e USAID: “Partneritet për Rregullativë më të mirë afariste”.