DIALOG MBI POLITIKAT PËR BASHKËPUNIMIN GJYQËSOR PËR QASJEN E LIRË DERI TE INFORMACIONET DHE ZBATIMIN E PROCEDURAVE NDËRKUFITARE LIDHUR ME FALIMENTIMIN

28 Nëntor 2016 – Instituti për Politikë Evropiane sot organizoi Diskutim mbi politikat për bashkëpunim gjyqësor për qasjen e lirë deri te informacionet dhe zbatimin e procedurave ndërkufitare lidhur me falimentimin, në kuadër të Projektit “Monitorimi i qeverisjes së rritjes në fushën e drejtësisë (Judgment)” me mbështetje financiare të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

Qëllimi kryesor i Projektit është vendosja e mekanizmit të strukturuar nga organizatat qytetare për monitorimin e përmbushjes së masave/instrumenteve/prioriteteve nga dimensioni Drejtësi, konform Strategjisë së EJL 2020. Këto masa janë: Përmirësimi i efikasitetit dhe kompetencës: pasqyra e cilësisë, efikasitetit dhe kompetencës të gjyqtarëve dhe gjykatave; Përmirësimi i bashkëpunimit gjyqësor sa i përket qasjes së lirë deri te informacionet, zbatimi i ekzekutimeve ndërkufitare dhe procedurave ndërkufitare sa i përket falimentimit, transferimit dhe bashkimit dhe Mbështetje të zgjidhjes alternative të kontesteve (ZAK): Inkorporimi ose përmirësimi i kornizës ligjore për
ZAK dhe ofrimi i bashkëpunimit përkatës juridik dhe institucional me sistemin gjyqësor dhe me sistemin e
zbatimit.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si pjesëmarrëse aktive në këtë diskutim, theksoi faktin se në vendet e Ballkanit Perëndimor, ekzistojnë rezerva mbi vërtetshmërinë e të dhënave nga institucionet shtetërore dhe publike. Andaj, kompanitë drejtohen në burimet alternative të informacionit. Sigurtisht, që si burim alterativ primar i informacionit shfrytëzohen odat, në rastin konkret, me odat të cilat OEMVP ka bashkëpunim. Apo në instancë të fundit, edhe kontakti direkt me anëtarësinë  në qoftë se ata posedojnë informata të tilla. Procedura e sigurimit të informacionit merr kohë, ndërsa në biznes koha kushton mjete financiare.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në realizimin e misionit dhe vizionit të saj krijon marrëdhënie bashkëpunimi me Odat tjera si në vend edhe jashtë vendit, me qëllim që të ngrisë efikasitetin e saj në ofrimin e shërbimeve, si dhe në ngritjen e konkurrueshmërisë së antarsisë në tregun rajonal.

Format me të cilat sigurohen informacionet janë të ndryshme, edhe atë duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi, nëpërmjet kontratave, marrëveshjeve e tjera.

image-0-02-05-5bb3bc39f296522b47b39f4dc26313facab767d2eccbd7e965195c7cc9151a77-v

Comments are closed.