Delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me kryetarin z. Nebi Hoxha sot zhvilluan takim me Odën Ekonomike të Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Nebi Hoxha, së bashku me delegacionin e Odës sot zhvilluan takim me Odën Ekonomike të Kosovës në Prishtinë. Ata u takuan me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiçi si dhe delegacionin e OEK, ku u fol për tema të ndryshme, ndërsa fokusi ishte rritja e bashkëpunimit dhe ngritja e kapaciteteve të të dyja odave si përfaqësuese të bizneseve, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të besueshme dhe ndihmës së ndërsjelltë në etablimit e të dy institucioneve si lider në mbrojtjen e interesave të kompanive në vend.

OEMVP dhe OEK janë dy institucione që qëllim kanë edhe ngritjes e kapaciteteve të kompanive përmes bashkëpunimit në mes kompanive përtej kufijve. Ky bashkëpunim do të arrihet përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, gjë e cila do të ndikojë në përmirësimin e kushteve për biznes në mes Maqedonisë dhe Kosovës, por do të bëhet edhe një promovim i mirë i kushteve për të bërë biznes në këto dy vende dhe rajonit më të gjerë.

Në emër të marrëdhënieve të mira mes dy odave, z. Nebi Hoxha ju dha një dhuratë simbolike, me elemente të qytetit të Shkupit. OEMVP synon të shërbejë si urë lidhëse në mes të anëtarëve tonë dhe kompanive të rajonit me qëllim të promovimit nëpërmjet angazhimeve tona për të pasur sukses sa më të madh duke përmirësuar kushtet e të bërit biznes dhe hapjen e tregjeve të reja për kompanitë.