CCIT Awards 2023- Аnëtarët e OEMVP fitues te çmimeve

Në manifestimin e 126 vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, OEMVP kishte vend të veçantë në këtë organizim.

Në këtë manifestim u vlerësuan me çmime 3 ndër sipërmarrjet më të suksesshme anëtare të Odës, MI-TRANS, GIPS IMOBILIA DESIGN DHE SILCAPOR kurse çmimet për të njëjtët i ndau Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar z.Nagib Fejzi.

Po ashtu,  vend i veçantë iu kushtua Kryetarit  të OEMVP z. Mendi Qyra i cili ndau çmime për sipërmarrës shqiptar të tjerë, që kanë shënuar arritje gjatë vitit 2022.

Me këtë rast OEMVP falënderon kryetarin e Dhomës tregtisë dhe industrisë Tiranë z.Nikolin Jaka për konsideratën ndaj OEMVP.