Business Excellence Show i parë në Maqedoni, ku si partner përkrahës do të jetë edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore
Data dhe vendi: 31 Maj 2012, hotel Aleksandar Palace, Shkup
Business Excellence Show është aktivitet multimedial njëditor, i konceptuar për të promovuar parimin e përmirësimit të përhershëm të menaxhimit dhe punës në përgjithësi, dhe për të promovuar parimin e arritjes së përsosmërisë gjatë punës.
BES ka për qëllim, të mundësojë që në një vend të takohen përfaqësues nga kompani të ndryshme, të cilët janë rrugës për arritjen e përsosmërisë së biznesit, të konsulentëve me reputacion, profesorë të universitetit, kompanitë e specializuara të cilat me shërbimet, njohuritë dhe aftësitë e tyre mund të përparojnë punën tuaj dhe zhvillimit profesional.
Është parashikuar në këtë ngjarje të marrin pjesë më shumë se 30 folës profesional nga vendi dhe jashtë vendit. Pritet edhe pjesëmarrja prej rreth 500 vizitorë, përfaqësues të kompanive rajonale, kompanitë konsultative dhe profesor akademik.
BES do të mbahet njëkohësisht në tri salla. Njëra sallë do të jetë hapësirë ekspozuese për kompanitë, ndërsa në dy të tjerat do të ketë ligjërata, forume dhe konferenca. Në një nga tre sallat vizitorët do të mund të merrin këshilla falas nga ekspertët në fusha të caktuara.
Përfitime për pjesëmarrësit
– Privilegj të dëgjojnë 30 folës të shkëlqyer – ekspertë ndërkombëtare, rajonal dhe lokal që do të flasin për aplikimin praktik të modelit të ekselencës për të ndihmuar në kalimin e sfidave të përditshme që përballen bizneset dhe zhvillimin profesional
– Shkëmbimi i njohurive dhe mësimi i qasjeve të reja ndaj menaxhimit
– Mundësi për edukim dhe këshillim falas për kompanitë, menaxherët dhe të punësuarit
– Networking – Takim me rreth 500 përfaqësues nga kompanitë më të shquara, profesionistë, ekspertë, këshilltarë, profesor akademik
Përfitime për ekspozuesit
– Promovimi i kompanisë tuaj para më shumë se 500 menaxherëve gjeneral nga Maqedonia dhe kompanitë rajonale
– Shrytëzimi i mundësisë për shitje
– Promovim i fortë i medias me fushatën ATL para dhe pas aktivitetit
– Mundësi për edukim dhe këshillim falas për kompanitë, menaxherët dhe të punësuarit
– Networking – kompani eminente, profesionistë, ekspertë, konsulentë, të mbledhur në një vend për të ndarë njohuritë e tyre dhe të mësojnë qasjen inovative
– Duke marrë pjesë në këtë ngjarje, dërgoni një mesazh të qartë për publikun se ju jeni një anëtar aktiv i zhvillimit ekonomik në Maqedoni dhe se jani të angazhuar për të mbështetur zhvillimin e konkurrencës së kompanive, e cila është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik
Çmimi për pjesëmarrje në këtë ngjarje është 6.500 denarë, por për anëtarët e OEMVP-së ka 30 % zbritje.
Çdo pjesëmarrës do të merr çertifikatë pjesëmarrjeje.
Për ata që do të bëjnë rezervimin e tyre deri më 10 Maj 2012, do të ketë zbritje prej 20%.
Për më shumë informacion na kontaktoni në: fatima.vela@oemvp.org
ose telefon: 02/3239-252



