Biznis Forum në Bursa, Turqi
29.01-03.02. 2012 Turqi – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nën udhëheqjen e kryetarit Menderes Kuçi, bashkë me një grup prej 30 afaristësh morrën pjesë në Biznis Forum, të organizuar nga TUSKON më datë 30 Janar 2012 në Bursa, Turqi.
Delegacioni i Maqedonisë ishte i udhëhequr nga Agjensioni për Investime të huaja, gjegjesisht drejtori i Agjensionit z-ri. Visar Fida, i cili e ftoi Odën të jetë pjesë e aktivitetit Road Show, që u organizua në Turqi nga 29.01.2012 deri më 03.02.2012. Në fund të forumit në mes afaristëve nga Turqia dhe Maqedonia pati B2B takime.