Biznesi i dëmtuar nga ndryshimi i shpeshtë i Ligjeve!
Shkup, 14 nentor 2015 – Bazuar ne raportin e progresit per Maqedonine nga ana e Komisionit Evropian, ekspertët e fushes së ekonomisë konsiderojnë që Maqedonia edhe kësaj rradhe nuk ka shënuar progres të konsiderueshëm në këtë sferë.
Ekonomistët thonë se ekonomia e vendit stagnon në veçanti në dy segmente, në sistemin gjyqësorë dhe borxhin publik.
Sipas drejtorit të OEMVP-së Fatmir Bytyqi kompanitë dhe afaristët përballen me shumë ligje, të cilat janë të keqdefiunuara dhe të cilat pastaj ndikojnë në zhvillimin e tyre.
“Nëse ke gjyqsor I cili nuk është i pavarur dhe këtë e vlersojnë jo vetëm nga mbrenda por edhe nga jashtë, ne përballemi me raste kur ralisht edhe vendimet e gjyqsorit gjithmonë janë të ndikuara, këtë e dine më së miri biznesmenët, të cilët pothuajse në 5 vitet e fundin në çfarëdo raporti me shtetin ka dal humbës. Ndryshimet e shpeshta të ligjeve e pamundësojnë të bërit biznes, por e pamundësojnë edhe ndjekjen e ligjeve të ndryshme nga vet afaristët”, tha per TVM2 Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv në OEMVP.
Ndërsa edhe borxhi publik është një nga vërejtjet kyçe të Komisionit Evropian.
Njohësi I çështjeve ekonomike Menderes Kuçi vlerëson se huamarrja ka ndikuar që borxhi publik të rritet, duke shtuar se huamarrja është bërë për gjëra të panevojshme dhe joprofitabile, ndërsa për të nuk janë konsultuar faktorët relevant.
“Të kemi një huamarrje ku nuk është konsultuar askush nga faktorët e rëndësishëm siç janë Odat Ekonomike, Sektori jo Qeveritar dhe shumë factor tjerë relevant në jetën e këtij shteti , të cilët janë bartësit kryesor të peshës së kësaj huamarrje, dhe e njejta të njoftohet përmes gazetes zyrtare”, tha Menderes Kuçi, ekonomist.
Ekonomistët thonë se nevojitet transparenca e cila është e garantuar edhe me ligj.
Vetëm transparenca dhe përballja me mendimin ndryshe mund të sjellë sukses sidomos në segmentet që janë shumë të rëndësishme për përparimin ekonomik të vendit.
Comments are closed.