Biznes forumi Maqedoni-Belgjikë
19 Maj 2916 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Odat tjera të Republikës së Maqedonisë dhe në organizim të Ministrisë së Financave, sot realizuan biznes forumin në mes kompanive të Belgjikës dhe Maqedonisë.
Në këtë forum kanë marrë pjesë mbi 40 kompani prej më shumë sektorëve nga Maqedonia dhe Belgjika, të cilat kanë pasur mundësi përmes takimeve të drejtpërdrejta të bisedojnë për bashkëpunim të ardhshëm.
Ky forum ka një rëndësi të veçantë në kuadrin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe është një mundesi e mirë për të nxitur bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve. Forumi u shoqërua edhe me aktivitete B2B, në të cilat morrën pjesë përfaqësues nga kompani të njohura të Belgjikës dhe Maqedonisë, si dhe aktorë të tjerë të politikës dhe biznesit.
Comments are closed.