Më datë 5 dhe 6 Nëntor, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të Projektit “Mbrojtja e Markave Tregtare për bizneset në zonën ndërkufitare” organizon trajnim e tretë me rradhë me temë ”Aplikimi praktik i markës tregtare”, përmes të cilit synohet njoftimi praktik me procedurat, normat ligjore, përfitimet, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga mbrojtja e markave tregtare. Koordinatorja e këtij Projekti, Mirushe Xheladini, në kuadër të ditës së parë theksoi rëndësinë e këtij Projekti dhe se për gati 16 muaj janë bërë përpjekje të mëdha për vetëdijësimin e kompanive për të mbrojtur produktet e tyre me marka dhe patenta. Ajo u shpreh e kënaqur me rezultatet e arritura dhe se një numër i konsiderueshëm i afaristëve janë vetdijësuar dhe kanë aplikuar për markat tregtare. Në kuadër të ditës së parë ishin prezentë afaristë nga rajoni i Gostivarit si dhe Kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste, znj. Gëzime Fejzi, e cila me këtë rast përmes mediave alarmoi te afaristët për interes më të madh rreth organizimeve të OEMVP-së, sepse të tillat janë shumë të dobishme për biznes komunitetin. Në kuadër të dytës të dytë, pjesëmarrësit do të trajnohen rreth procedurave administrative të mbrojtjes së markës me patent. Trajnimin e mbajti znj. Drita Kalisi, eksperte e markave tregtare. Ky Projekt, financohet nga Bashkimi Europian.


”Aplikimi praktik i markës tregtare” në Gostivar




