Ambasadori i RM në Kosovë realizoi takime me kompanitë nga Kosova

  Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në R. e Kosovës, z. Karajanov, ka patur takime të drejtëpërdrejta me pronarët e disa kompanive në Kosovë.

  – Takim me Bexhet Pacollin, pronar i kompanisë MABETEX, i cili ka paraqitur interesim për investim në R. e Maqedonisë, për ndërtimin i një hoteli luksoz dhe një Kongres Qendër. Për këtë çështje është organizuar takim me kryeministrin e R. e Maqedonisë, Nikola Gruevskin dhe ministrin Mile Janakievski.

 – Takim me pronarin e kompanisë ELKOS, e cila është e interesuar për investim në R. e Maqedonisë. Me këtë rast është organizuar takim me Viktor Mizo (Agjencioni për investime të huaja), si dhe disa takime me kryetarin e Komunës Shtip, me të cilin kanë arritur marrëveshje për realizimin e investimit.

 – Ambasadori ka patur  takim edhe me pronarin e kompanisë DEVOLLI. Kjo kompani kërkon takim me përfaqësues të Agjencionit për investime të huaja në R. e Maqedonisë, për hapjen e Qendrës për homologacion të automjeteve. Planifikohet që ky investim të kushtojë rreth 4 milion euro, me mundësi për 40 punësime të reja.

 – Ambasadori Karajanov ka patur takim pune edhe me përfaqësuesit e kompanive AL PETROL dhe PETROL KOMPANI, të cilat janë të interesuara për hapjen e pompave të benzinës në R. e Maqedonisë.