Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Aksion tradicional për grumbullim të ushqimit dhe dhurim të gjakut

Aksion tradicional për grumbullim të ushqimit dhe dhurim të gjakut

 

Ky event do ta ndihmojë Kryqin e Kuq në rimbushjen e rezervave të gjakut dhe në furnizimin e familjeve në nevojë me ushqim dhe gjëra tjera të nevojitura për ditët e dimrit që janë para nesh.

Procesi i dhurimit të gjakut duhet të merr më pak se njëzet minuta, që nga fillimi e deri në fund, duke përfshirë këtu regjistrimin, kontrollin e shpejtë mjekësor/pyetësorin nga stafi mjekësor i Kryqit të Kuq, dhe dhurimin e gjakut. Pas kësaj, mund të shërbeheni me nga bufeja jonë, e furnizuar dhe me lëngje të dhuruara nga donatorët tanë.

Dhuruesit e gjakut duhet qenë në moshën midis 18-65-vjeçare dhe duhet të kenë qëndruar në Maqedoni për të paktën gjashtë muaj. Donatorët nuk guxon të kenë dhuruar gjak gjatë katër muajve të fundit (vlen për gratë), ose gjatë tre muajve të fundit (vlen për burrat).

Ne gjithashtu do të grumbullojmë dhe ushqime që nuk prishen (shihni listën më poshtë), si dhe donacione financiare. Ju lutemi konsideroni dhurimin e ushqimit, sidomos nëse nuk mund të dhuroni gjak.

 USHQIMET PËR DHURIM TË REKOMANDUARA NGA KRYQI I KUQ:

• Oriz

• Grosh

• Thjerrëza

• Kripë

• Sheqer

• Miell

• Miell misri

• Pasta (makarona)

• Vaj

• Bizele, bishtajë dhe perime të perziera të konservuara

• Peshk i konservuar

• Biskota

• Supa

• Pemë të konservuara

 

• Salcë domatesh (ketchup)

 

Shpresojmë të Ju shohim atje!

2