Aftësimi në avokim dhe lobim – teknikat për një biznes të suksesshëm

29 Shtator 2017 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të projektit të USAID për Partneritet për rregullativë më të mirë afariste, në bashkëpunim me MASIT, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Epi Centar International organizuan dje dhe sot trajnim me temë Avokimi dhe lobimi – ngritja e kapaciteteve.

Trajnim synon të ofrojë mundësinë për të ndërtuar aftësi në avokim dhe lobim për pjesëmarrësit  ku u shpjeguan mënyrat e zhvillimit të strategjisë dhe krijimit të agjendës së avokimit, teknikat për një avokim biznesi të suksesshëm, si dhe menaxhimin e strategjisë së avokimit dhe lobimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të përmbushë mungesën e aftësive dhe shkathtësive profesionale të stafit të OEMVP-së për të adresuar më drejtë dhe më bindshëm problematikat në mbrojtjen e interesave të bizneseve. Njohuritë e përfituara do të ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve të OEMVP-së dhe të punësuarve me qëllim që të ndikohet në përmirësimin e klimës së biznesit në vend nëpërmjet mënyrave bashkëkohore të lobimit dhe avokimit.

Trajnimet dhe aktivitetet e me OEMVP-së do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me projekte të ndryshme të cilat do të ndikojnë në aftësimin dhe fuqizimin sa me të mirë të anëtarëve tanë.