Zyra ekzekutive

Drilon Iseni – Drejtor Ekzekutiv

Magjistër i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane pranë Universitetit të Amsterdamit. Posedon përvojë profesionale 10 vjeçare si këshilltar, hulumtues dhe ekspert juridik në sektorin civil dhe qeveritar, si dhe në komunitetin e biznesit. Është angazhuar në zbatimin e disa projekteve dhe menaxhimin e resurseve njerëzore. Ka marrë pjesë në trajnime vendore dhe regjionale. Fushat e tij të interesit janë: zhvillimi i portofolios së shërbimeve të Odës, rrjetëzimi me përfaqësitë dhe misionet diplomatike në vend, menaxhimi i projekteve dhe i burimeve njerëzore. Në OEMVP punon prej Nëntor 2015 si përgjegjës për menaxhimin e aspekteve operative, burimeve njerëzore, mobilizimin e resurseve për aktivitete dhe projekte, si dhe mbajtjen e kontakteve me institucione, misione diplomatike dhe anëtarësinë.

Aktualisht në OEMVP menaxhon Zyrën Ekzekutive dhe departamentet e Odës, realizon zbatimin e vendimeve të organeve të Odës, koordinon procesin e përpilimit dhe zbatimit të projekteve,  planifikon aktivitetet dhe buxhetin e Zyrës Ekzekutive, realizon aktivitetet e parapara në planin vjetor të Odës, përfaqëson Odën në mungesë të kryetarit dhe nënkryetarëve dhe ka përgjegjësinë e realizimit të punëve në mënyrë efikase dhe efektive. Detyrimet e veta i realizon konform autorizimeve të parapara me Statut dhe për to i përgjigjet Këshillit Drejtues të OEMVP-së.

Kontakti: executive@oemvp.org

 

 

Milaim Ameti – Menaxher Financiar

I diplomuar në drejtimin Ekonomi e Përgjithshme pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodij”. Ka përvojë profesionale katër vjeçare në OEMVP. Filloi si praktikant në Korrik të vitit 2012, ndërsa me punë në Nëntorin e po të njëjtit vit. Është angazhuar si asistent në përgatitjen e katalogjeve të ndryshme, në përpilimin dhe zbatimin e metodologjive përzgjedhëse të projektit “TOP 100”, në organizimin e takimeve të ndryshme me interes për komunitetin e biznesit, për të vazhduar me pozitën e Menaxherit Financiar fillimisht në projektin “3 ES – arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, e më pas edhe në projektin “Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”. Interesi i tij profesional ndërlidhet me analizat makro ekonomike, ndjekjen e politikave ekonomike vendore dhe regjionale dhe hulumtimin në botën e biznesit. Përgjegjësitë e tij momentale në OEMVP kanë të bëjnë me menaxhimin e financave, koordinimin e projekteve dhe me ndërlidhjen e kontakteve mes institucioneve dhe anëtarësisë.

Kontakti: milaim.ameti@oemvp.org

 

 

 

Fatima Bejtullai Vela – Bashkëpuntore për Marrëdhënie me Publikun

E diplomuar në Shkencat e Komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Ka përvojë pune në telekomunikacion si përkrahëse e klientelës dhe udhëheqëse e programeve të marketingut dhe komercializimit.  Në OEMVP është prej në Prill të vitit 2012. Punon në sektorin për Marëdhënie me Publikun. Ka qenë e angazhuar si Menaxhere e projektit “3 ES – arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”. Fushat e saj të interesit janë: marrëdhënia me publikun, logjistika dhe menaxhimi i projekteve. Aktualisht në OEMVP është përgjegjëse për zhvillimin dhe implementimin e programeve strategjike për Marrëdhënie me Publikun, kultivimin e lidhjeve me gazetarët kyç të biznesit, organizimin e konferencave për shtyp, ngjarjeve, panaireve, trajnimeve, prezantimeve etj., si dhe mirëmbajtjen e ueb faqes së OEMVP-së.

Kontakti: fatima.vela@oemvp.org

 

 

 

Edita Mersimi – Zyrtare për Ndërlidhje me Bizneset

Posedon rreth tetë vite përvojë profesionale në sektorin civil. Është angazhuar në fushën e planifikimit, zhvillimit dhe koordinimit të projekteve të financuara kryesisht nga BE –ja, në organizimin dhe realizimin e trajnimeve, punëtorive edukativo–arsimore për fëmijë dhe të rinjë, seminareve, konferencave dhe llojeve tjera të aktiviteteve publike të zbatuara në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Ka marrë pjesë në trajnime për trajnues, mbledhje të fondeve, lider të rinjë, gratë në politikë, të drejtat e njeriut, parimet bazë për monitorimin e administratës lokale, moderim, marrëdhënie me publikun dhe të tjera. Në OEMVP ka filluar me punë prej në Janar, 2016. Përgjegjësitë e saj aktuale ndërlidhen me inicimin, organizimin dhe mbajtjen e  kontakteve dhe takimeve direkte mes sektorit joqeveritar dhe sektorit të biznesit; organizimin e trajnimeve për sektorët gjegjës dhe ofrimin e konsultimeve në baza tematike.

Kontakti: edita.mersimi@oemvp.org