Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP emëron person përgjegjës për ndërlidhje të sektorit të biznesit me Ministrinë e Ekonomisë

OEMVP emëron person përgjegjës për ndërlidhje të sektorit të biznesit me Ministrinë e Ekonomisë

OEMVP emëron person përgjegjës për ndërlidhje të sektorit të biznesit me Ministrinë e Ekonomisë

Sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Ministria e Ekonomisë formalizojnë bashkëpunimin reciprok në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar më datë 30.11.2020.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi të jetë në funksion të veprimit të koordinuar për nevojat dhe interesat e komunitetit të biznesit. Të gjithë anëtarët e Odës dhe kompani të tjera anëtarë potencial të OEMVP të gjitha kërkesat, vërejtet dhe propozimet mund t’i paraqesin te personi i autorizuar i cili do t’i shpalosë pranë Ministrisë dhe do të arrihet në zgjidhje më të shpejtë të të njejtave. Gjithashtu, me anë të këtij bashkëpunimi do të kemi qasje të shpejtë dhe lehtë në informata. Personi përgjegjës për të ndërlidh këto dy institucione është nënkryetari i OEMVP-së z.Ejup Abdullahi. OEMVP vazhdon të punojë në interes të komunitetit të biznesit duke punuar për krijimin e një klime më të volitshme të të bërit biznes.