Juris alarm nr. 2
25 Mars 2019 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si përfaqësuese legjitime e komunitetit të biznesit kujdeset për informimin e drejtë dhe në kohë të bizneseve, sa i përket ndryshimeve dhe plotësimeve në kornizën ligjore të cilat parashohin të drejta apo obligime për kompanitë. Informimi i saktë për ne paraqet një çështje shumë me rëndësi për funksionimin normal të biznesit.
Prandaj, Ju njoftojmë se nga 1 (një) prilli i këtij viti fillon zbatimi i Ligjit të ri për furnizime publike i cili u miratua dhe u publikua në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në 1 (një) shkurt të këtij viti.
Për më tepër informacion ju lutemi shkarkoni Juris Alarmin nr.2 këtu.
Për çdo vërejtje apo sugjerim, na shkruani në juris@oemvp.org ose në telefon 02/3239-252.